Montag, 28. Mai 2012

Marmalade me petale trendafilli te eger









Marmalade me petale trendafili te eger

Receta: Petale të trendafilit të egër të pastra 100 gr
Sheqer marmalatash 3:1 500 gr (është një lloj sheqeri që përmban pektinë dhe trash lëngun e bën xhelatinoz e nuk del shumë i ëmbël)
ujë 600-700 ml: 1 lugë kafeje limontoz
Kjo recetë del më e mirë me trëndafil të egër ose trëndafilat e llojeve të vjetra me shumë gjemba (fatkeqësisht janë në zhdukje, unë i kultivoj në terrasën time) por shumë aromatik, llojet e trendafilit që unë përdor janë Rosa rugosa, Rosa gallica, Rosa damascena.

Përgatitja: Petalet e trëndafilit i pastrojmë i kullojmë dhe i presim me thikë në shirita por jo edhe shumë të hollë.

Në një tenxhere shtojmë ujin dhe sheqerin dhe i lemë të marrin disa valë.
Hedhim aty petalet e trendafilit dhe i lemë rreth 10 min. të zihen të gjitha bashkë. Shtojmë edhe limontozin në fund dhe pasi merr disa valë të lehta e heqim nga zjarri.

Vazot e marmalatës unë i marr të vogla fare,i ziejnë një tenxhere me gjithë kapak dhe ashtu të ngrohta dhe marmalatën të ngrohtë i mbush i përmbys rreth 10 min. dhe pastaj përsëri i kthej së mbari.

Kështu rron marmalata në vend të freskët të paktën një vit e garantuar por edhe më shumë. Duke e mbushur nëper vaza të vogla ka një të mirë se hapet dhe mbaron shpejt. Pasi të keni hapur vazon duhet ta mbani në frigorifer. 

 

Po kështu mund të përgatitni edhe zhelenë e trëndafilit me një ndryshim që petalet i kulloni në sitë dhe lëngu që ngelet krijon zhelenë, mua më pëlqen shumë me petale por edhe zhelenë e përdor sidomos kur bëj ndonjë ëmbësirë, akullore apo zupë të cilën e rregulloj në fund me zhelenë e trendafilit të holluar me pak ujë apo liker trendafili.Gjithashtu marmalatën e përdor edhe në torta apo biskotat e krishtëlindjes.

 Thjesht një mëngjes në terrasë me aromën e trëndafilave të celur me bukë të zezë, gjalpë dhe marmalatë trëndafili e një kafe të mirë është mëngjes mbretëror, relaksues për shpirtin. Edhe perënditë do ta kishin zili.

Trëndafili është lulja ime më e preferuar dhe përvec nëpër dekoracione e përdor shumë edhe në gatim jo vetëm recel, marmalatë, zhele apo shurup por edhe liker, akullore, torta dhe parfe. Herë tjetër do ju tregoj një recetë parfeje me trëndafil të egër që është mrekullia vetë.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen