Samstag, 14. Juli 2012

Sardele ne furre













Kete recete e kam pasur shume qejf kur isha femije dhe akoma me merr malli here pas here per te.
Ne vendin ku jetoja une vinte shpesh peshk i fresket cironka apo sardele e blihej me cmim te lire.Kishte raste qe pothuaj vinte cdo dite se mishit edhe eren ja kishim harruar,por shyqyr qe kishim detin afer e peshk coku dilte shpesh ne dyqan e sardelet dhe cironkat ishin peshku me i lire.Keshtu qe nena e blinte shpesh e here te skuqur,here ne tenxhere me presion e here keshtu te pjekur tave na e bente.Te them te drejten kur e kujtoj femijerine time  them vertet kemi jetuar ne fukarallek por me shendetshem dhe me me shije.Ne hanim gjithcka edhe buke me sallate domate,apo buke me ullinj , buke me djath e domate,apo me speca te skuqura na shijonte cdo gje,femijet e mi nuk behet fjale te hane keto gjera....Sidomos i madhi qe cdo dite mish, mish, mish, sallam. Modernizimi i tepert ka sjelle nje mangesi te madhe ne menyren e te ushqyerit !!!!!! Nejse une vazhdoj ti gatuaj te gjitha gjerat prej femijerise edhe pse femijet nuk i hane me shprese qe nje dite tu shijoje edhe atyre.


Receta:
-500 gr sardele ( nuk kisha te fresketa,keto ishin te ngrira dhe pa koke)
-5 luge vaj ulliri
-2-3 luge uthull rrushi
-1/2 limon i prere ne feta te holla
-kripe sipas deshires (une i kripos mire)
-2-3 gjethe dafine
2-3 thelba hudher
-pak rigon


Pergatitja:
Sardelet e pastruara i veme ne taven ku do i pjekim.
Aty shtojme me radhe kripen,piperin,vajin,uthullen,hudhrat,dafinen dhe i perziejme me dore.
Siper shperndajme edhe fetat e limonit dhe i veme te piqen ne furre ne temp. 250 grade rreth20- 30 min.
I servirim me sallate jeshile ose me lakra te egra,buke te bardhe te thekur me vaj ulliri dhe nje gote vere dhe ju befte mire nese e provoni.
Eshte nje gje e shpejte dhe shume e shijshme,sidomos kur behet me sardele te fresketa te sapo nxjerre nga deti.
Per fat te keq nuk e kam kete fat ne Austri,ketu ku une jetoj vjen shume ralle sardele e fresket,rastis ndonjehere,por ne pamundesi me bejne pune edhe sardelet e ngrira.

1 Kommentar: