Samstag, 14. Juli 2012

Sardele ne furre













Kete recete e kam pasur shume qejf kur isha femije dhe akoma me merr malli here pas here per te.
Ne vendin ku jetoja une vinte shpesh peshk i fresket cironka apo sardele e blihej me cmim te lire.Kishte raste qe pothuaj vinte cdo dite se mishit edhe eren ja kishim harruar,por shyqyr qe kishim detin afer e peshk coku dilte shpesh ne dyqan e sardelet dhe cironkat ishin peshku me i lire.Keshtu qe nena e blinte shpesh e here te skuqur,here ne tenxhere me presion e here keshtu te pjekur tave na e bente.Te them te drejten kur e kujtoj femijerine time  them vertet kemi jetuar ne fukarallek por me shendetshem dhe me me shije.Ne hanim gjithcka edhe buke me sallate domate,apo buke me ullinj , buke me djath e domate,apo me speca te skuqura na shijonte cdo gje,femijet e mi nuk behet fjale te hane keto gjera....Sidomos i madhi qe cdo dite mish, mish, mish, sallam. Modernizimi i tepert ka sjelle nje mangesi te madhe ne menyren e te ushqyerit !!!!!! Nejse une vazhdoj ti gatuaj te gjitha gjerat prej femijerise edhe pse femijet nuk i hane me shprese qe nje dite tu shijoje edhe atyre.


Receta:
-500 gr sardele ( nuk kisha te fresketa,keto ishin te ngrira dhe pa koke)
-5 luge vaj ulliri
-2-3 luge uthull rrushi
-1/2 limon i prere ne feta te holla
-kripe sipas deshires (une i kripos mire)
-2-3 gjethe dafine
2-3 thelba hudher
-pak rigon


Pergatitja:
Sardelet e pastruara i veme ne taven ku do i pjekim.
Aty shtojme me radhe kripen,piperin,vajin,uthullen,hudhrat,dafinen dhe i perziejme me dore.
Siper shperndajme edhe fetat e limonit dhe i veme te piqen ne furre ne temp. 250 grade rreth20- 30 min.
I servirim me sallate jeshile ose me lakra te egra,buke te bardhe te thekur me vaj ulliri dhe nje gote vere dhe ju befte mire nese e provoni.
Eshte nje gje e shpejte dhe shume e shijshme,sidomos kur behet me sardele te fresketa te sapo nxjerre nga deti.
Per fat te keq nuk e kam kete fat ne Austri,ketu ku une jetoj vjen shume ralle sardele e fresket,rastis ndonjehere,por ne pamundesi me bejne pune edhe sardelet e ngrira.

Montag, 28. Mai 2012

Marmalade me petale trendafilli te eger









Marmalade me petale trendafili te eger

Receta: Petale të trendafilit të egër të pastra 100 gr
Sheqer marmalatash 3:1 500 gr (është një lloj sheqeri që përmban pektinë dhe trash lëngun e bën xhelatinoz e nuk del shumë i ëmbël)
ujë 600-700 ml: 1 lugë kafeje limontoz
Kjo recetë del më e mirë me trëndafil të egër ose trëndafilat e llojeve të vjetra me shumë gjemba (fatkeqësisht janë në zhdukje, unë i kultivoj në terrasën time) por shumë aromatik, llojet e trendafilit që unë përdor janë Rosa rugosa, Rosa gallica, Rosa damascena.

Përgatitja: Petalet e trëndafilit i pastrojmë i kullojmë dhe i presim me thikë në shirita por jo edhe shumë të hollë.

Në një tenxhere shtojmë ujin dhe sheqerin dhe i lemë të marrin disa valë.
Hedhim aty petalet e trendafilit dhe i lemë rreth 10 min. të zihen të gjitha bashkë. Shtojmë edhe limontozin në fund dhe pasi merr disa valë të lehta e heqim nga zjarri.

Vazot e marmalatës unë i marr të vogla fare,i ziejnë një tenxhere me gjithë kapak dhe ashtu të ngrohta dhe marmalatën të ngrohtë i mbush i përmbys rreth 10 min. dhe pastaj përsëri i kthej së mbari.

Kështu rron marmalata në vend të freskët të paktën një vit e garantuar por edhe më shumë. Duke e mbushur nëper vaza të vogla ka një të mirë se hapet dhe mbaron shpejt. Pasi të keni hapur vazon duhet ta mbani në frigorifer. 

 

Po kështu mund të përgatitni edhe zhelenë e trëndafilit me një ndryshim që petalet i kulloni në sitë dhe lëngu që ngelet krijon zhelenë, mua më pëlqen shumë me petale por edhe zhelenë e përdor sidomos kur bëj ndonjë ëmbësirë, akullore apo zupë të cilën e rregulloj në fund me zhelenë e trendafilit të holluar me pak ujë apo liker trendafili.Gjithashtu marmalatën e përdor edhe në torta apo biskotat e krishtëlindjes.

 Thjesht një mëngjes në terrasë me aromën e trëndafilave të celur me bukë të zezë, gjalpë dhe marmalatë trëndafili e një kafe të mirë është mëngjes mbretëror, relaksues për shpirtin. Edhe perënditë do ta kishin zili.

Trëndafili është lulja ime më e preferuar dhe përvec nëpër dekoracione e përdor shumë edhe në gatim jo vetëm recel, marmalatë, zhele apo shurup por edhe liker, akullore, torta dhe parfe. Herë tjetër do ju tregoj një recetë parfeje me trëndafil të egër që është mrekullia vetë.

Donnerstag, 10. Mai 2012

Pispili me lakra te egra












Pispili me miell misri

Perberesit:
Miell misri 2 gota uji
Qumesht 4 gota
Kripe
Gjalpe 100 gr
Djath 100-150 gr
Pak sode nese doni

Mbushja:
 lakra te perveluara te grira holle  600 gr
1 tufe qepe te njoma ose tre presha ose te perzier 1 presh dhe ca qepe te njoma
1/2 gote  qumesht
200 ml ajke qumeshti
1 tufe koper
Kripe
Pak vaj ulliri
2 luge gjalpe
3 veze
Lart dy tre grushta miell misri derisa mbulohet e gjithe tepsia
1 filxhan qumesht ose kos
1-2  luge gjelle gjalpe

Pergatitja:  Ne nje tenxhere veme qumeshtin te zieje. Ne nje tas hedhim miellin e misrit, kripen, dhe pak sode buke nese do e perdorim me sode buke. (kujdes sepse kjo receta nuk do shume sode buke).
Shtojme qumeshtin e nxehte dhe e perziejeme me nje luge druri. Brumi del nje mase jo e holle shume por as e trashe. Tek brumi shtojme dhjathin e grire dhe gjalpin. I perziejme te gjitha derisa gjalpi te shkrije komplet.
Tepsine e lyejme me vaj ose gjalpe dhe mbi te shtrojme brumin e sapo pergatitur. Brumin e sheshojme ne gjithe siperfaqen e tepsise.
Le te merremi tani me mbushjen. Ne nje tas hedhim qepet dhe preshet e grire holle . Shtojme lakrat e perveluara kripen, qumeshtin, ajken e qumeshtit, vezet, kopren e grire holle, vajin e ullirit dhe gjalpin. I perziejme te gjithe derisa te behet nje mase. Masen e heidhim mbi tepsine ku kemi vene brumin. Mbi mase hedhim me grushta miell misri dhe e hapim mbi gjithe siperfaqen e mbushjes derisa tepsia te mbulohet komplet me miell (po qe nevoja hapeni dhe me dore).  Ka shume rendesi pasi kjo eshte korja e siperme qe krijohet gjate pjekjes se pispilise. Ky mielli siper thith gjithe lageshtiren qe nxjerrin lakrat dhe keshtu krijohet peta e siperme.
E veme per te pjekur ne temperature 200 grade. Pasi kane kaluar rreth 15 min. marrim qumeshtin ose kosin e perziejme me gjalpin e tretur dhe e sperkasim ne gjithe siperfaqen e tepsise. E veme perseri te piqet derisa te perfundoje pjekja. (pra te kete marre ngjyren e kuqeremte).
Dua te them se perziejne gjalpe dhe qumesht i jep shume shkelqim dhe shije. Pas eshte pjeskur e leme te pushoje te pakten 15 minuta para se ta presim dhe ta servirim. Shkon shume me kos.