Marmalade me petale trendafilli te eger
Marmalade me petale trendafili te eger
Receta: Petale të trendafilit të egër të pastra 100 gr
Sheqer
marmalatash 3:1 500 gr (është një lloj sheqeri që përmban pektinë dhe
trash lëngun e bën xhelatinoz e nuk del shumë i ëmbël)
ujë 600-700 ml: 1 lugë kafeje limontoz
Kjo
recetë del më e mirë me trëndafil të egër ose trëndafilat e llojeve të
vjetra me shumë gjemba (fatkeqësisht janë në zhdukje, unë i kultivoj në
terrasën time) por shumë aromatik, llojet e trendafilit që unë përdor
janë Rosa rugosa, Rosa gallica, Rosa damascena.
Përgatitja: Petalet e trëndafilit i pastrojmë i kullojmë dhe i presim me thikë në shirita por jo edhe shumë të hollë.
Në një tenxhere shtojmë ujin dhe sheqerin dhe i lemë të marrin disa valë.
Hedhim
aty petalet e trendafilit dhe i lemë rreth 10 min. të zihen të gjitha
bashkë. Shtojmë edhe limontozin në fund dhe pasi merr disa valë të lehta
e heqim nga zjarri.
Vazot e marmalatës unë i marr të vogla fare,i ziejnë një tenxhere me
gjithë kapak dhe ashtu të ngrohta dhe marmalatën të ngrohtë i mbush i
përmbys rreth 10 min. dhe pastaj përsëri i kthej së mbari.
Kështu
rron marmalata në vend të freskët të paktën një vit e garantuar por
edhe më shumë. Duke e mbushur nëper vaza të vogla ka një të mirë se
hapet dhe mbaron shpejt. Pasi të keni hapur vazon duhet ta mbani në
frigorifer.
Po kështu mund të përgatitni edhe zhelenë e trëndafilit me një
ndryshim që petalet i kulloni në sitë dhe lëngu që ngelet krijon
zhelenë, mua më pëlqen shumë me petale por edhe zhelenë e përdor sidomos
kur bëj ndonjë ëmbësirë, akullore apo zupë të cilën e rregulloj në fund
me zhelenë e trendafilit të holluar me pak ujë apo liker
trendafili.Gjithashtu marmalatën e përdor edhe në torta apo biskotat e
krishtëlindjes.
Thjesht një mëngjes në terrasë me aromën e trëndafilave të celur me bukë
të zezë, gjalpë dhe marmalatë trëndafili e një kafe të mirë është
mëngjes mbretëror, relaksues për shpirtin. Edhe perënditë do ta kishin
zili.
Trëndafili është lulja ime më e preferuar dhe përvec nëpër
dekoracione e përdor shumë edhe në gatim jo vetëm recel, marmalatë,
zhele apo shurup por edhe liker, akullore, torta dhe parfe. Herë
tjetër do ju tregoj një recetë parfeje me trëndafil të egër që është
mrekullia vetë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen