Pispili me miell misri
Perberesit:
Miell misri 2 gota uji
Qumesht 4 gota
Kripe
Gjalpe 100 gr
Djath 100-150 gr
Pak sode nese doni
Mbushja:
lakra
te perveluara te grira holle 600 gr
1 tufe qepe te njoma ose tre presha ose te
perzier 1 presh dhe ca qepe te njoma
1/2 gote
qumesht
200 ml ajke qumeshti
1 tufe koper
Kripe
Pak vaj ulliri
2 luge gjalpe
3 veze
Lart dy tre grushta miell misri derisa
mbulohet e gjithe tepsia
1 filxhan qumesht ose kos
1-2
luge gjelle gjalpe
Pergatitja:
Ne nje tenxhere veme qumeshtin te zieje. Ne nje tas hedhim miellin e
misrit, kripen, dhe pak sode buke nese do e perdorim me sode buke. (kujdes
sepse kjo receta nuk do shume sode buke).
Shtojme qumeshtin e nxehte dhe e perziejeme me
nje luge druri. Brumi del nje mase jo e holle shume por as e trashe. Tek brumi
shtojme dhjathin e grire dhe gjalpin. I perziejme te gjitha derisa gjalpi te
shkrije komplet.
Tepsine e lyejme me vaj ose gjalpe dhe mbi te
shtrojme brumin e sapo pergatitur. Brumin e sheshojme ne gjithe siperfaqen e
tepsise.
Le te merremi tani me mbushjen. Ne nje tas
hedhim qepet dhe preshet e grire holle . Shtojme lakrat e perveluara kripen,
qumeshtin, ajken e qumeshtit, vezet, kopren e grire holle, vajin e ullirit dhe
gjalpin. I perziejme te gjithe derisa te behet nje mase. Masen e heidhim mbi
tepsine ku kemi vene brumin. Mbi mase hedhim me grushta miell misri dhe e hapim
mbi gjithe siperfaqen e mbushjes derisa tepsia te mbulohet komplet me miell (po
qe nevoja hapeni dhe me dore). Ka shume
rendesi pasi kjo eshte korja e siperme qe krijohet gjate pjekjes se pispilise. Ky
mielli siper thith gjithe lageshtiren qe nxjerrin lakrat dhe keshtu krijohet
peta e siperme.
E veme per te pjekur ne temperature 200 grade.
Pasi kane kaluar rreth 15 min. marrim qumeshtin ose kosin e perziejme me
gjalpin e tretur dhe e sperkasim ne gjithe siperfaqen e tepsise. E veme perseri
te piqet derisa te perfundoje pjekja. (pra te kete marre ngjyren e kuqeremte).
Dua te them se perziejne gjalpe dhe qumesht i
jep shume shkelqim dhe shije. Pas eshte pjeskur e leme te pushoje te pakten 15
minuta para se ta presim dhe ta servirim. Shkon shume me kos.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen