Samstag, 8. Juni 2013

Torta Piramide me qershi ose vishnje


Bildunterschrift hinzufügen























Kete recete ua kam nxjerre para 1 viti mesa mbaj mend edhe tek gazeta Hermes por e perserita perseri
Sot i bera ca ndryshime te vockla duke i shtuar kokos lart ne vend te kremit pana sic e kane te gjitha recetat origjinale,pasi ka plot kalori e mendova nuk duhet patjeter edhe bomba tjeter lart.
Une po ju tregoj se si dhe cfare perdora sot :
Kisha dy paketa brume sfoliat te gatshem nga ai qe eshte me gjalpe (ketu quhet Butterbläterteig pasi ka edhe me vajera artificiale nuk i preferoj ato. Me e mira do ishte ta benit vete por une nuk ia pata ngene
1 kg qershi te cilave ua hoqa berthamat dhe i zieva me pak sheqer,e pak karafil mund ta beni me komposto vishnjesh te cilat i kulloni me pare nese do merrni te gatshme komposto qershie apo vishnje do ju duhen nja dy kavanoza.)
1 l qumesht
3 pako puding te gatshem
12-14 cope biskota (varet nga tava qe do e shtroni dhe madhesia e biskotave mua mu deshen 12 cope biskota)
250 gr gjalpe
1 pako qimiq (ketu keshtu quhet eshte nje lloj kremi pana dietetik) me kete une e shtova dhe e hollova pak kremin ju lereni nese kete nuk e gjeni mjafton edhe budingu me gjalpin.
4 luge gjelle sheqer pluhur
1 tubet krem panda
esence vaniljeje
kokos per tia hedhur ne fund
qershi per zbukurim


Ne fillim qeroni qershite nga berthamat i zieni pak me pak sheqer dhe i kulloni i lini te ftohen.
Brumin sfoliat e hapni dhe me te prisni 5 shirita ne cdo pakete. rreth 6 cm shiriti dhe ne shiritat vini kokrrat e qershishe mundesisht sa me dendur.
Here tjeter mendova qershite mos ti ziej fare ti ve te gjalla pasi ato behen brenda mendova ta sperkas brumin me pak sheqer te ve qershite e gjalla. Une ndoqa receten,por gjate punes me lindi ideja qe zierja mund te jete e kote.
I mbledh role shiritat role te holle i mbeshtjell mire i shikon te ngjiten anet dhe i radhit ne tave ku ke shtruar leter pjekese.
I pjek rreth 15 minuta ne 185 grade.
Per kremin hodha ne tenxhere qumeshtin jo te gjithe (le ca qe do e tres me tre pakot e pudingut) dhe qumeshtin panda esencen e vaniljes.I ziej nga fundi hedh pudingun e tretur.
i le te ziej pak duke e trazuar sa fillojne ato flluskat te behen dhe e heq nga zjarri e mbuloj me nje folie plastike qe mos te zere cipe.
E le te ftohet plotesisht.Pastaj rrahgjalpinme me sheqerin pluhur dhe kur budingu eshte ftohur plotesisht i perziejme masat me mikser me kujdes qe te dale nje krem homogjen. Une i vura edhe nje pako qimiq 200gr (eshte nje lloj pana dietetike e ngurtesuar me xhelatine dhe me pak lyre)
Tani ne nje tave do shtroini biskotat te cilat i lagni me lengun e kompostos
shtroni krem mbi biskotat nje shtrese te holle dhe vini 4 role ,shtoni krem dhe vini 3 role siper krem dhe dy role pak larg krem dhe perseri dy role pak me ngushte jrem dhe rolen e fundit. Lyeni anet mire dhe rregulloni formen e krijuar. I hidhni kokos lart mire ta mbuloni siperfaqen e meshtillni me nje leter alumini dhe e lini te pakten 2 ore ne frigorifer.
Pastaj e zbukuroni sipas qejfit dhe shijojeni !

Here tjeter do e bej me 11 shirita duke filluar radhen me 5,4,3,3 1........ Ju bejeni si te doni


1 Kommentar:

  1. si perher te manhit me recetat e tua ,te pershendes edlira:)

    AntwortenLöschen